Kuzhinier (m/f)

BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar. Fton profesionistë të aplikojnë në pozicionin e: Kuzhinier (m/f) Përshkrim i përgjithshëm Kuzhini...

Kontakto publikuesin

  Tiranë, Tiranë, Shqiperi  

  Oferta pune  

  21/01/2020   

BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.

Fton profesionistë të aplikojnë në pozicionin e:

Kuzhinier (m/f)

Përshkrim i përgjithshëm

Kuzhinieri bashkërendon dhe siguron që të gjitha produktet përgatiten, gatuhen dhe shërbehen në përputhje me recetat e standardizuara, sipas standardeve të Bougainville Bay Resort & SPA.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Plotëson standardet e sigurisë ushqimore për përgatitjen, ruajtjen dhe shërbimin e ushqimit;
• Përgatit ushqimet në përputhje me recetat e standardizuara dhe sigurohet të kenë kualitetin e duhur për të plotësuar kërkesat e klientit;
• Mban pastër ambjetin dhe pajisjet e punës sipas procedurave HACCP;
• Trajnon punonjësit të përgatisin dhe gatuajnë produktet ushqimore sipas recetave;
• Kontrollon cilësinë e ushqimeve dhe datën e skadencës së tyre;
• Regjistron temperaturën e ushqimeve në dokumentacionin e kërkuar;
• Bashkëpunon me të gjithë stafin gjatë procesit të punës;
• Bën ruajtjen e mishit, peshkut dhe produkteve të tjera ushqimore në kushtet teknike dhe frigoriferike të kërkuara;
• Siguron që pajisjet e kuzhinës të mirëmbahen siç duhet;
• Përcakton llojin dhe sasinë e ushqimit që nevojitet për tu përgatitur;
• Siguron që të gjitha produktet ushqimore dhe kuzhina të pastrohen dhe të jenë gati për turnin ardhshëm.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

• Të zotërojë diplomë të shkollës profesionale në këtë profil;
• Të ketë jo me pak se 3 vjet eksperiencë në pozicione të ngjashme;
• Të jetë i/e detajuar, i/e shpejtë dhe i/e saktë;
• Aftësi për të punuar nën presion;
• Aftësi shumë të mira organizative;
• Aftësi për të krijuar një atmosferë pune pozitive;
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
• Fleksibilitet me orarin e punës;
• Njohuri të gjuhëve të huaja përbën avantazh;

Ofrohet:

• Pagesë konkuruese

Shënim: Aplikantët duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth!

Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al ose te telefonojne ne numrin +355686082912